Rekordi i pakapshëm i Stresit, drejt dy miliardë shikimeve në TikTok

By

Stresi është një prej emrave më të komentuar të shoubizit shqiptar.

Ai prej më shumë se 50 ditësh është bërë edhe më i afërt me të gjithë audiencën shqiptare falë pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova.

Në këtë aventurë televizive, Stresin po e shohim në të gjitha dimensionet e tij, duke njohur natyrën e tij të personit temperament, por njëkohësisht edhe të butë, që di të kërkojë falje e di të dhurojë spektakël.

Stresi është shndërruar në senzacion edhe në rrjete sociale.

Çdo fjalë e thënë e çdo veprim i bërë shndërrohet në viral.

Dhe gjejeni pak sa klikime mbartë mbi supe Stresi në TikTok, rrjetin social të popullarizuar që edhe vetë e përmend shpesh gjatë aventurës në BBVKS?

Plot 1,6 miliardë.

E lexuat mirë!

Kjo është shifra rekord që Stresi ka kapur e që po njeh vetëm rritje nga dita në ditë.

Stresin dhe të gjithë banorët e tjerë në Big Brother VIP Kosova mund ti ndiqni në dy kanale 24/7 në ArtMotion dhe Kujtesa kurse në NIMI TV për diasporë.

Spektaklet “prime” vijnë në Klan Kosova të hënave dhe të premteve për t iu mbajtur të ngërthyer përpara ekraneve. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm