‘Servile’ – bashkëpunimi i ri mes Threedots e Babastars

By

Ashtu siç kishin paralajmëruar, djemtë e Threedots dhe Babastars kanë nisur publikimin e projekteve të përbashkëta.

Sefte e kanë bërë sonte me ‘Servile’ këngë nga Bruno, Onat e Cozman.

Ky projekt mban vulën e Flori Mumajesit- Threedots Production teksa për vizuelizimin është përkujdesur Max Production.

Kujtojmë se ‘Servile’ është thjesht nisja e një vargu projektesh në bashkëpunim të djemve të Babastars që po eksperimentojnë me Florin, pas një periudhe që s’rezultoi më e mira në karrierë përsa i përket hiteve të padiskutueshme si dikur.

Në rradhë janë kombinime tjera dhe më i rëndësishmi, ai mes Florit e Getit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm