Sellma transformon plotësisht Leonora Jakupin

By

Sellma vazhdon të jetë një nga grimeret profesionte të dëshmuara edhe jashtë vendit, e gjithashtu edhe Leonora Jakupi është një nga gratë, ikonë e bukurisë shqiptare.

Kur këto të dyja u bënë bashkë së fundmi, na prezantuan me një transformim që le të vakëta e fjalët për ta përshkruar.

Ishte Sellma ajo që ndau një fotografi të transformimit në llogarinë e saj, dhe si rrallëherë pamë Leonorën më flokë të zinj të prera në stilin ‘bob’.

Kujtojmë se së fundmi Sellma ishte e ftuar në Prive për t’u përgjigjur në 50 pyetjet ku na zbuloi disa detaje shumë interesante nga jeta e saj profesionale dhe personale.

Ndërkaq, javë më parë, Leonora ishte e pranishme në Prive për ëtë rrëfyer datat e saj më të rëndësishme të jetës. Ishte ky një rrëfim emocionues që na ktheu shumë prapa në kohë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm