Së fundmi, nëpër rrjete sociale kanë qarkulluar fotografi të Mozzik në fillimet e karrierës, gjasmë për të ilustruar ndryshimin e tij (i cili në fakt është krejt i natyrshëm marrë shkas moshën e tij të re kur filloi të ndjekë ëndrrat).
Se nuk e çan kokën për këtë pjesë, na e ka dëshmuar vetë reperi.
Ai ka publikuar fotografi nga 2013-a e tutje, në çdo hap e moment të karrierës së tij, e cila sigurisht, nuk ka qenë e lehtë në fillet e saj.
Mes tjerash, ai ka treguar një periudhë të jetës së tij kur ka qenë në depresion.
Bëhet fjalë për vitin 2018, periudhë kur solli këngën “Nana”.
“Djalë në depresion” – është shprehur ai sipër fotografisë, përkundër se atëbotë fansat mund të mos e kenë vërejtur gjendjen e tij.
Mozzik ka reflektuar duke dhënë një mesazh shumë të mirë.
“Mozziku u kon një djalë i ri që ka punu shumë ama shumë edhe gjithmonë pa hile. I hjektë deri te Zoti. I shkeltë e i poshtënum por kurrë s’jom ndalë. Lloj lloj sfide e sprove e kom kapërcy, veq ma të fortë më kanë bo. Muzika ka qenë edhe mbetet njëra nga pjestë që i kam falë më së shumti kohë. Rininia ia kam falë. Beso o shok, vetëm beso” – është shprehur ai mes tjerash. /Prive.al