Nesër ditë zie në Kosovë

By

Në Kosovë e hëna e javës së ardhshme do të jetë ditë zie, në nderim të kosovarëve të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksidentin e trafikut në Kroaci.

Ky vendim është marrë nga Presidentja Vjosa Osmani në bazë të Kushtetutës, transmeton Klankosova.tv.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 26 korrik 2021, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Republikën e Kroacisë”.

Shkaku i kësaj ngjarje tragjike, Osmani e ka ndërprerë vizitën në Japoni dhe nesër do të udhëtojë për në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm