Reperi kosovar ia mësyn fakultetit në moshën 37 vjeçare

By

Reperi shqiptar Vig Poppa ndonëse kohë pas kohe vjen me projekte të reja muzikore, nuk është aktiv si dikur.

View this post on Instagram

A post shared by Vigan Bardhi (@vigpoppa)

Kjo sepse, prej disa vitesh ai është zhvendosur në Suedi, tek bashkëshortja ku kanë ndërtuar familjen.

Si baba i dy djemve, ai duket të jetë integruar shumë mirë me jetën atje.

Madje, në shtetin skandinav, së fundmi, Vig Poppa ka nisur edhe studimet.

Lajmin e ka ndarë me ndjekësit, bashkëshortja e tij, Ena.

”Dashuria ime, ja dole! U zhvendose në një shtet tjetër, mësove një gjuhë të re, rrite fëmijët, studiove me kohë të plotë dhe tashmë je pranuar universitetin suedez, në katër vjet! Po tallesh? Po fiton në jetë dhe jam tejet e lumtur ta ndaj atë me ty” – është shprehur ajo në një postim në Instagram.

Një bravo e madhe për Viganin! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm