Xhensila Myrtezaj feston sot 31 vjetorin e lindjes

By

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj feston sot më 9 prill ditëlindjen e saj.

Ajo ka mbushur plot 31 vjet.

Xhensila mbetet ndër artistet më të popullarizuara në diskografinë tonë, teksa vetëm para pak javësh ka lançuar video projektin e saj të fundit muzikor.

“Lotët”, është kënga e fundit e zhanrit baladë e ndarë me publikun nga artistja, derisa për tekstin fansat e saj të shumtë aluduan se është i inspiruar nga jeta private e saj pas ndarjes së bujshme nga partneri prej vitesh, Bes Kallaku.

Projekti u pëlqye nga publiku dhe aktualisht numëron afro 3 milionë klikime në YouTube.

Gjithsesi, gëzuar ditëlindjen, Xhensila!

Artikuj të ngjashëm