S’do të besoni se cilës industri iu bashkua Justin Bieber

By

Hiti i tij “Peaches” kryesoi shumë top-lista dhe tani këngëtari po nxjerr në treg cigare të dredhura me hashash.

Artisti ka hyrë në një partneritet me kompaninë Palms për të shitur një linjë të kufizuar të kanabisit.

Palms specializohet në produktet e kontrolluara të kanabisit, me paketat e saj, që shiten për 32 dollarë në vende si Nevada dhe Kaliforni.

“Unë jam një tifoz i Palms dhe asaj që ata po bëjnë duke e bërë kanabisin të arritshëm dhe duke ndihmuar në destigmatizimin e tij, veçanërisht për shumë njerëz që e konsiderojnë të dobishme për shëndetin e tyre mendor,” tha Bieber.

Shkencëtarët po studiojnë efektet e kanabisit në shëndetin mendor. Një studim i vitit 2020 nga studiuesit në Universitetin Columbia dhe Institutin Psikiatrik të Shtetit të Nju Jorkut tha se marihuana mund të ndihmojë në problemet me depresionin. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm