Historia e dhimbshme e Vivien, e humbi babain kur ishte trevjeçare: S’kam qenë kurrë te varri

By

Dy banorët e Big Brother VIP Kosova, Vivien dhe Getinjo, vazhdimisht shihen bashkë dhe të afruar.

Ata po ndajnë histori të ndryshme me njëri-tjetrin, të tilla edhe nga jeta e tyre private.

E fundit ishte Vivien, e cila me Getinjon ndau historinë e saj të dhimbshme, të humbjes së babait.

Ajo është shprehur se babanë e ka humbur kur ishte trevjeçare dhe shprehet se nuk e mbanë mend.

Vivien ka treguar se deri para gati 2 vitesh nuk ka folur për këtë çështje, për shkak të ndjeshmërisë së saj.

Ajo është shprehur se as nëna e saj nuk ka folur shumë për të shoqin, pas vdekjes së tij.

“Tre vjeçare kam qenë, se njoh, se kam shumë idenë, por që mbajë mend një skenë shtrirë te krevati. Ka qenë sëmurë me atë gjëndren në pankreas. Më përpara nuk kam folur për babin, janë bërë 2 vjet që flas, jam liruar, se as mami s’na fliste, është shumë e sikletshme, fillonte të qante menjëherë”, është shprehur Vivien.

Banorja e BBVK-së ka thënë se deri më tani asnjëherë nuk ka qenë tek varri i babait të ndjerë.

Mirëpo, është shprehur se ia ka vënë qëllim vetës që të shkojë sa më shpejtë, përcjell Klankosova.tv.

“Një gjë që më ka ngel pend është se s’kam qenë kurrë në varreza, por që ia kam vënë qëllim vetës që të shkojë, jo shumë shumë larg. Dua të shkojë, kam nevojë. Duhej të kisha shkuar, por mi fshehnin gjërat, sepse e vogël kam qenë pak e ndjeshme”, tha ajo.

Teksa Viven tregonte këtë historie, Getinjo e ka inkurajuar atë që të shkojë tek  varri i babait.

“Duhet të shkosh, më mirë vonë se kurrë”, është shprehur ndër të tjera reperi i njohur kosovar.

Artikuj të ngjashëm