Këngëtari nga Babastars, Majk ka tash e një kohë që është shndërruar në kryetemë të medias me jetën e tij private.
Gjatë lidhjes me Majlinda Zekën, u bë publik lajmi që bukuroshja është shtatzënë dhe pret fëmijë me krijuesin e hitit ‘Katile’.
Çifti, që u ndanë vetëm pak ditë më pas, kishin mohuar të thënë ndonjë gjë kur u kapën mat nga Prive por tashmë disa lëvizje vetëm se po shtojnë dyshimet që Majki realisht mund të jetë babai dhe këtë e pranon haptazi.
Pak ditë pas ardhjes në jetë të djalit të vogël, të quajtur Roan, Majki ka përditësuar biografinë e tij në Instagram duke i shtuar shkronjën R përkrah figurës së kurorës së mbretit.
Nuk mund të thuhet me siguri që kjo R është për Roanin megjithatë ndryshimi i biografisë me një inicial të tillë vetëm pak ditë pas lindjes, nuk duket të jetë bërë rastësisht, sidomos në një periudhë kur fansat po vlojnë me thashetheme mbi këtë pjesë. /Prive.al/