Sa paguhet Eni Vasili? Zbulohet shifra që s’do i shkonte në mendje askujt

By

Moderatorja e emisioneve politike Eni Vasili ka qenë shumë e komentuar muajve të fundit.

Kjo, jo vetëm për faktin që u zhvendos në Top Channel duke u bërë figura kryesore e debateve politike por edhe për jetën private dhe gjithçka që e rrethon.

View this post on Instagram

Gati per neser. Do jemi bashke nga ora 08.00 deri pas mesnate ne maratonen zgjedhore ne Top Channel. Ju pres ti ndjekim bashke ngjarjet. #openenivasili #opentopchanel #enivasili

A post shared by ENI VASILI (@enivasili) on

Një ndër raportimet ishte edhe ai i punësimit të saj në administratën publike.

U tha se Vasili merr rrogë të dytë me firmën e Edi Ramës përpos asaj në Top Channel.

Por, sa paguhet moderatorja e njohur me pjesëmarrjen e saj në një bord si përfaqësuese e medias? Ka qenë Panorama ajo që ka zbuluar se nuk bëhet fjalë për më shumë se 300 euro në vit, gjë të cilën e ka konfirmuar edhe vetë Vasili në një postim në rrjete sociale.

‘Fondin e shpenzimeve prej rreth 300 eurove në vit për pjesëmarrjen në mbledhjet e Këshillit të INSTAT do ia dhuroj fakultetit të gazetarisë për tekste që mësojnë gazetarët e rinj se si të  mos prodhojnë lajme të rreme’ – ka deklaruar Eni në postimin e bërë.

Pra, raportimet për paga të majme nga buxheti i shtetit duket të jenë një gënjështër e madhe. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm