Flaka Krelani tregon se sa ka fituar materialisht me albumin e fundit ?!

By

“Xperimental” ishte titulli i albumit që këngëtarja publikoi së fundmi ndërsa si këngë kryesore ishte projekti “Fire” qe u bë edhe me videoklip.

Ishte pikërisht ky projekti për të cilin u ftua Flaka në emisionin NIN me Alaudin Hamitin ku dha detaje dhe informacione mbi punën e madhe që është bërë.

Ajo tregoi se do të jetë pjesmarrëse në Këngën Magjike derisa nuk la pa u pyetur edhe nëse do të marrë pjesë përsëri në Festivalin e Këngës në RTSH.

Përgjigja e saj ishte se momentalisht nuk ka planifikuar ndonjë gjë për festival mirpo edhe nëse do të shkonte tashmë synim do kishte fitoren sepse deklaroi se ka pasur pjesmarrje të shumta nëpër festivale dhe nuk është qëllim më për të pjesmarrja.

Këngëtarja nuk u la pa u pyetur edhe mbi atë se sa i’u ka shpaguar materialisht puna me albumin e fundit ?

Përgjigjen e kësaj pyetje dhe shumë pyetjeve tjera do ti kuptoni në videon e mëposhtme. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm