Etnon tregojnë për suksesin që kishin gjatë sezonës verore përmes një video

By

Etnon ishin padyshim njëri prej grupeve më të kërkuara gjatë sezonës së verës e kjo edhe si shkak i këngëve të fundit të cilat i sollën atyre një sukses të jashtëzakonshëm.

Ishte “Shake it” në bashkëpunim me Genta Ismajlin e cila e hapi sezonën e tyre duke marrë pëlqimet nga shumica e njerëzve.

Por ata nuk u ndalën me kaq duke vazhduar me projektin “Turn me on” në bashkëpunim me Dj Dagz e duket se këto ishin edhe çelësi kreysor i suksesit.

Mbrëmjen e kaluar njëri nga anëtarët e grupit publikoi një video të sezonës verore teksa ata shiheshin në një “Shkuma Party” në qytetin e Vlorës.

Atmosfera që mbretëronte atje nuk do shumë koment përderisa energjia që i’u ka dhënë ajo kohë grupit po vazhdon të reflektohet edhe tani. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm