Sa femra ka puthur Enca në koncertet e saj ?!

By

Enca është e ftuara e sontme e Arjan Canit në emisionin Zonë e Lirë.

Këngëtarja në pjesën e parë të emisionit ka komentuar fotografi të saj ndër vite në mesin e të cilave edhe një duke shkëmbyer puthje me një fanse.

E pyetur se sa femra ka puthur gjatë koncerteve të saj, Enca dha shifrën prej 40 vajzash. Ajo mohoi të ketë ndonjë afeksion për gjininë e njejtë që kalon në trajtën e dëshirave seksuale megjithëse potencoi se femra është krijesa më e bukur që ka krijuar Zoti.

Krijuesja e hiteve sqaroi edhe marrëdhënien e saj me OTR duke deklaruar se është akoma pjesë e këtij grupi me anëtarët e së cilit mbi të gjitha siç u shpreh ka një miqësi shumë të mirë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm