Ryva ndan një moment me vajzën

By

Rreth një muaj më parë, këngëtarja Ryva Kajtazi u bë nënë për të parën herë me ardhjen në jetë të vajzës, Dorela.

E gjithë kjo periudhë për këngëtaren ka kaluar larg vëmendjes publikut falë vendimit të Ryvës dhe bashkëshortit që këtë pjesë kanë dashur ta mbajnë për vete.

Këngëtarja ende nuk ka ndarë me publikun fotografi me vajzën por një detaj nënë e bijë, ajo e ka postuar së fundmi në rrjete sociale.

Në imazhin e ndarë, Dorela e vogël shihet teksa mbështetet fort në nënën e saj, si çdo fëmijë tjetër tek prindi.

Ndryshe, në planin artistik, Ryva së shpejti do sjell një bashkëpunim teksa punët po i ecin mirë edhe me biznes, të cilin po ia del ta menaxhojë përkundër shtimit të angazhimeve dhe obligimeve ditore. /Prive.al/

?⭐️

A post shared by Ryva Kajtazi (@ryva_dresses) on

Artikuj të ngjashëm