Rrëfimi prekës i Fjolla Morinës për projektin e sapo publikuar (VIDEO)

By

Këngëtarja Fjolla Morina ka publikuar projektin e ri duke i dhënë fund pritjes dhe kuriozitetit të gjatë.

‘A ta pranoj’ titullohet kënga prekëse e cila është refleksion i zhvillimeve në jetën përsonale të këngëtares.

Kjo e fundit, për Prive.al ka zbërthyer ekskluzivisht fabulën e tekstit.

‘Asnjëherë nuk e dimë se kur do të largohemi nga kjo jetë. Jeta i ngjan një treni të shpejtë i cili nuk e pret askënd. Në rrugëtimin tonë shumë njerëz kanë preferuar të zbresin nga ky tren, të tjerë kanë ndërruar vagon e disa të tjerë kanë prerë një biletë pa kthim.

Kjo këngë është dedikim për ata që nuk janë më në tokë por kjo nuk do të thotë që nuk janë me ne. Personalisht gjej vetën në këngë. Kam humbur edhe unë në jetën time njerëz të dashur dhe koha nuk mi ka shëruar plagët, përkundrazi ma ka shtuar mallin. Por jeta vazhdon. Nuk është e rëndësishme në sa copa të është thyer zemra, jeta vazhdon dhe nuk të pret të ngritesh. Andaj, duhet të gjejmë forcën tek kujtimet sepse vetëm ato nuk vdesin kurrë.

Këtë këngë shpirti ja kushtoj të gjithë atyre që si unë kanë humbur një njeri të dashur, nënë, baba, motër, vëlla a shok. Është e vështirë t;i thuash lamtumirë atyre që i kanë mbushur shpirtin’ – deklaron Fjolla në postimin e bërë.

Ndiqeni të plotë më poshtë projektin e plotë dhe na thoni komentet tuaja. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm