Rozana Radi e zbulon kush ia prishi veturën! E paparamendueshme se kush ishte

By

Mëngjesin e ditës së hënë Rozana Radi e gjeti makinën e saj të gërvishtur në pjesën anësore, një veprim që dukej i bërë qëllimisht dhe huliganizëm i pastër. Këngëtarja postoi menjëherë disa foto ku shkruante se do bënte ç’mos për ta gjetur autorin.

Dhe ajo ia ka dalë ta gjejë.

Këngëtarja ka postuar në Instastory një foto ku shkruan se dorasi është komshi i saj dhe e bën për një lekë duke i thënë se ai s’do mundet ta shohë dot në fytyrë dhe do e zënë mallkimet e ndjekësve të saj nga të cilët ka marrë shumë mesazhe.

“Unë nuk mallkoj por aq shumë sms që kam marrë (të gjithë mallkojnë) komshiun që ma ka katandis makinën si mos më keq. Kam frikë se do ta zënë mallkimet përpara se ta zë policia. P.S me zor po pres ta shoh në fytyrë nëse ka një të tillë”, ka shkruar Rozana, duke bërë të ditur se policia ende nuk e ka zënë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm