Ronela Hajati pasi mori çmimin: Mora gjithçka që kam dashur (VIDEO)

By

Ronela nuk e fitoi çmimin kryesor dhe as nuk ishte në top treshe, por fitoi çmimin për performancën më të mirë me këngën e saj “Vuj”.

“Dje ishte një natë për t’u mbajtur mend! Mora gjithçka që kam dashur! Mora dashurinë tuaj! Ju dua me zemër… Dua të gjej rastin për të falënderuar një skuadër njerëzish qe u kujdesën për dukjen time në çdo detaj”, ka shkruar Ronela në Instagram, transmeton Klan Kosova.

“Ju e dini se përveç se jeni miqtë e mi, jeni të paarritshëm”, iu është referuar këngëtarja stilistëve dhe grimerëve që u morën me dukjen e saj.

Po ashtu ajo i ka falënderuar edhe personat që qëndrojnë prapa këngës së saj konkurruese në këtë festival.

Sigurisht se nuk ka munguar edhe humori në postimin e Ronelës: “Dhe në fund dua të falënderoj veten se jam me e mira”, përfundon postimi i këngëtares.

Artikuj të ngjashëm