Big Mama zbulon intervenimin më të fundit (FOTO)

By

Këngëtarja Big Mama duket se me kohën e ka hequr tërësisht frikën nga doktorët.

Pas intervenimit në lukth që e transformoi në pamje, ajo premtoi edhe ndryshime tjera (përfshirë hundën) por së fundmi është ‘përshëndetur’ edhe me një problem tjetër.

Për gjithë ju që se keni ditur, Big Mama vazhdimisht ka përdorur thjerëza për shikim të qartë shkaku i dioptris, por jo më!

Bigi ka bërë të ditur se rreth një javë më parë i është nënshtuar operacionit për të bërë korigjimin laserik të dioptrisë, gjë që është vërejtur edhe nga syzet e diellit.

‘Para një jave operova sytë, rezultati i shkëlqyer pa dhimtë dhe po shoh më mirë se me syze’ – ka deklaruar mes tjerash në postimin e bërë këngëtarja e cila falemnderon stafin e doktorëve.

Një problem më pak për Bigin… /Prive.al

Artikuj të ngjashëm