‘Syn i jemi’ është bashkëpunimi i parë i një ndër çifteve më të diskutuara gjatë verës në shoëbiz, edhe pse asnjëherë nuk e kanë konfirmuar lidhjen e tyre.
Në fakt një konfirmim nga ta nuk do të vij asnjëherë, kështu është shprehur Ronela Hajati e cila në një intervistë për Prive ka treguar se për jetën private do të flas vetëm kur të martohet.
Mirëpo, edhe pse nuk preferojnë të japin deklarata, bashkimi i çiftit edhe në muzikë po del të jetë i suksesshëm.
Pas pëlqimit që patën me ‘Syn i jemi’, Ronela e Young Zerka kanë gati duetin e ri, që do ta mbaj titullin ‘Diamant’
Kënga është punuar nga RedBox Entertainment me klip të Valon Azirit. Lançimi i saj do të bëhet sot në ora 18:00 në YouTube./Prive.al