DokuFest përzgjedh filmat që do të jenë në garë pas një rekordi aplikimesh

By

Dokufesti ka bërë të ditur se janë përzgjedhur filmat që do të garojnë për çmimet e këtij festivali.

“Gjithsej, 109 filma do të garojnë për çmimet e festivalit. Të përzgjedhura nga një numër rekord i aplikimeve, programet garuese të edicionit të 21-të të DokuFest janë plot me filma që do t’na bindin se filmi është e vetmja formë e artit që na ngjall dëshirën për të ndryshuar botën, duke prekur spektrin e plotë të emocioneve tona. Duke filluar nga filmbërësit e rinj, tek mjeshtrat e zanatit apo edhe filmbërësit me filmat e tyre të parë, jemi më se të kënaqur të prezantojmë një përzgjedhje të jashtëzakonshme të filmave garues për edicion e 21-të të DokuFest-it”, thuhet në njoftimin e DokuFestit.

“Të zgjedhura nga një numër rekord i aplikimeve, sektorët e garës së këtij viti janë përplot me filma që na e dëshmojnë që nuk ka ndonjë tjetër formë të artit që na bën që të përlotemi, që na sjell gëzim, që na dërgon në vende horror, dhe që na bën të ngrihemi dhe të duam ta ndryshojmë botën”.

DokuFesti do t’i shpalosë në ditët në vijim njoftimet, përfshirë edhe përzgjedhjen nga seksion View From the World, si dhe për programet tjera dhe aktet muzikore që do të performojnë në festival.

Artikuj të ngjashëm