Ai ka imazhin tipik mashkullor në fizikun dhe sjelljen por Robert Berisha duket se brenda vetës përmban si çdo njeri tjetër edhe aspektin e ndjeshmërisë.
Besoni ose jo, Roberti është në gjendje ta falë tradhëtinë.Këtë këngëtari e deklaroi në emisionin Prive si protagonist i intervistës 60 sekondëshe.
I pyetur nga gazetarja Maki Bajrami se a do e falte tradhëtinë, ai u shpreh se një njeri i madh fal të tjerët.
Intervistën e plotë ku reperi mes tjerash flet edhe për relacionin me Norën, arsyet e grindjes e planet e të bërit sërish prind mund ta ndiqni në videon e mëposhtme. /Prive.al