Roberti ndihet përjetë borxhli ndaj Norës

By

Në një lidhje direkte me “Shqipëria Live” Roberti foli shumë hapur për jetën e tij.

Jo rrallë herë Roberti ka shprehur publikisht mirënjohjen që ndjen ndaj Norës, ndonëse çifti tashmë janë ndarë.

Thënë shkurt, ish-çifti kanë vendosur një standard të ri të asaj se si duhet të sillen dy persona pasi i japin fund romancës së tyre.

Përveç Norës, ai i kërkon falje prindërve kur ndonjëherë i ka shqetësuar.

“Njerëzit e mëdhenj dinë të kërkojnë falje. Tani do t’i kërkoja falje prindërve. Edhe pse kam bërë shumë për ta, kam punuar që 13 vjeç, prapë i kërkoj falje. Babai ka qenë kompozitor, kanë pasur punë të mira dhe ato janë hequr prej pune, në vitin 1990. Unë vetëm 13 vjeç punoja. I kam ndihmuar shumë, por edhe i kam shqetësuar. S’kam pasur edhe kohë t’i vizitoj kohët e fundit. Nuk i kam takuar për shkak të izolimit, kam frikë për shëndetin e tyre. Babain e falënderoj që më la një profesion kaq të bukur, jam dashuruar me këtë profesion e falënderoj shumë. Norës do t’i kërkoja falje njësoj si mamit. Përveç faljeve dhe falënderimeve nuk kam asgjë tjetër. Marrëdhëniet janë shumë të mira. Norës i kam borxh tërë jetën. I kam borxh si nëna e vajzës. E falënderoj që ka qenë pranë meje dhe dua t’i kërkoj falje gjithmonë asaj”, tha Roberti gjatë lidhjes direkte. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm