Pas shumë javësh, Nora Istrefi është kthyer në vëmendjen e ndjekësve të bashkëshortit, Robertit, në rrjete sociale pas postimit të bërë së fundmi.
Në imazhin më të ri, Roberti nuk e ka shfaqur Norën as me të e as me Renée por vetëm, larg dedikimeve të dashurisë.
Këngëtari i ‘Qysh pe lojna’ ka njoftuar fansat se së shpejti vijnë risi nga Nora.
‘Kënga dhe videoklipi i ri dalin së shpejti’ – është shprehur Roberti përmes hashtag-ëve.
Kujtojmë se Nora në prag të këngës së re, nuk po i ndal koncertet gjithandej ku flitet shqip, me të fundin mbrëmë në Duplex ku u ofrua një mbrëmje e paharrueshme për të pranishmit. /Prive.al/