Dua Lipa ndër të parat në top listën amerikane Billboard

By

Këngëtarja me bazë në Mbretëri të Bashkuar, Dua Lipa po zë vend sërish në top 10-shen e top listave amerikane.

Billboard Hot 100 është tabela standarde e rekordeve të industrisë muzikore në Shtetet e Bashkuara për këngë, botuar çdo javë nga revista Billboard.

Renditja e grafikëve bazohet në shitjet, transmetimin në radio dhe internet në Shtetet e Bashkuara.

Kësaj radhe kënga e Dua Lipës, “Don’t Start Now”, ka zënë vendin e tretë në top 10 të listës lëshuar nga Billboard.

Kujtojmë që kohë më parë, edhe projekti “New Rules” ishte rendituar e gjashta me radhë po në listën e Billboard, në shkurt të vitit 2018, dhe vendin e 49 me këngën “IDGAF” . /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm