Robert Berisha është dëshmuar një gjentëllmen i vërtetë në një postim në Instagram të cilin ia ka dedikuar familjes së tij të ngushtë, vajzës dhe gruas së tij.
Ai ka treguar se sa vlerë dhe rëndësi kanë të dyja në jetën e tij. Për Renée, Roberti thotë se është dhurata më e mirë në jetë.
E për këtë ka falemnderuar Norën, që i solli në jetë vajzën. ‘Fryma jem, gjaku jem. Dhurata ma e mirë e jetës. Falemnderit Nora’ – është shprehur ai në Instagram.
Ndryshe, kujtojmë se ky portret familjar është produkt i një lidhjeje disa vjeçare të çiftit që në Shtator të vitit të shkuar u kurorëzua me martesë. /Prive.al/