Këngëtari dhe muzicienti Robert Berisha i cili u mbyll në karantinë në qëndrën studentore me të ardhur nga Amerika, ka filluar punën për projektin e tij të ri.
Kënga do të jetë ritmike dhe ndryshe nga baladat e fundit që deri tani ka publikuar këngëtari.
Ky projekt nëse gjendja vazhdon të jetë e tillë anë e mbanë botës do të publikohet vetëm me tekst në YouTube, por në të kundërtën nëse gjërat qetësohen shpejt Berisha këtë projekt do ta sjell me klip./Prive.al