Batutat e “Burrë e gru” do ju bëjnë të qeshni pafund!

By

Seriali me mini episoda nga jeta e një çiftit në karantinë me aktorët e mirënjohur Besart Sllamniku dhe Edona Reshitaj, është shfaqja që ju duhet për shumë të qeshura këto kohë pandemie.

“Burrë e Gru” fillimisht do ta trajtojë temën e një çifti në karantinë. Në këtë kohë të vështirë që po kalon bota dhe vendi ynë, aktorët Besart Sllamniku dhe Edona Reshitaj vinë me dy personazhe fiktivë të cilët do të shpalosin para publikut situata te ndryshme komike dhe reale.

Mini episodat janë xhiruar me smartphone pas asnjë ekipë prapa këtij produksioni. Seriali trajton lloj lloj situatë në jetën e një çifti që tani po gjejnë veten në karantinë – sigurisht të dramatizuara në formë komike.

Por ku dhe si do të transmetohet ky serial?

“Seriali do të transmetohet në bazë javore në YouTube, Facebook dhe Instagram (IGTV).

Por përveç episodeve zyrtare, çifti do të publikojnë gjatë javës edhe shumë materiale të ndryshme të personazheve që t’i mbajnë të freskët dhe të kënaqur publikun.

 

Artikuj të ngjashëm