Era Rusi i bashkohet nismës së veçantë (VIDEO)

By

‘Adopto një gjyshe’ është nisma e Bashkisë së Tiranës e cila ka për synim që në këto kohë të vështira, t’iu gjendemi pranë personave në moshë të tretë të cilët nuk kanë askënd për t’i kryer obligimet në këto ditë të vështira.

E kësaj iniciative i është bashkuar edhe një personazh publik, këngëtarja Era Rusi.

Ajo e ka dhënë shembullin e saj përmes rrjeteve sociale, shoqëruar me një apel për ndjekësit e saj të shumtë.

‘Askush nuk duhet të ndihet vetëm në ketë situatë. Nuk na kushton asgjë të gatuajmë një vakt të ngrohtë për ta’ – shprehet Era në postimin e bërë. /prive.al

Artikuj të ngjashëm