Rita Ora uron shqip për Pavarësi!

By

Shumë yje shqiptarë janë duke uruar Kosovën për 12 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, e një urim special vjen nga ylli i Kosovës me famë ndërkombëtare.

Rita Ora ka bërë një postim në llogarinë e saj në Instagram duke uruar në shqip gjithë shqiptarët.

“Urime 12 vjet Pavarësi KOSOVA jonë” – ka shkruar Rita në përshkrimin e videos “Shine Your Light” e cila ishte xhiruar në Prishtinë.

Rita Ora nuk e harron asnjëherë vendlindjen, teksa shpeshherë ka ardhur me aksione humanitare por edhe për koncerte.

I fundit koncert nga Rita ishte dy vite më herët, në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës./Prive.al

Artikuj të ngjashëm