Më në fund: Marina vjen me imazhin e parë nga muaji i mjaltit (FOTO)

By

Qëndroi e heshtur për disa ditë në rrjetet sociale, por mbase po çlodhej nga gjithë ajo zhurmë që e bëri me martesën e saj.

Marina Vjollca, tani gruaja e reperit Getoar Selimi, lideri i label’it ‘Baba Stars’, më në fund është bërë e gjallë nga Jamaica, ku edhe po bën muajin e mjaltit me bashkëshortin.

Çifti që sapo u martuan, kanë zgjedhur këtë vend të pazakontë për të vizituar kësaj here, pasi gjatë verës ishin në Cancun të Meksikës e në Itali.

Moderatorja Vjollca, sapo ka publikuar një fotografi nga vendi ku po bën pushimet kësaj here, dhe gjithçka është në vendin e duhur.

Një pamje fantastike, me det e gjelbërim dhe mu në mes Marina, duke u relaksuar e veshur në një palë pantallona të shkurtra jeans dhe një bluzë ngjyrë rozë të ndezur. Një dukje ekzotike! /Prive.al

A post shared by Marina Vjollca (@marina_vjollca) on

Artikuj të ngjashëm