Rita Ora jo vetëm që këngëtare dhe krijuese hitesh, ajo ka pasur role të ndryshme edhe në botën e brendeve të njohura, duke marrë pjesë kështu edhe në krijimin e të bukurës vizuale.
Veprimtari e saj përfshin bashkëpunimet me brendet të njohura si Guiseppe Zanotti ku krijoi një linjë këpucësh, me linjën e njohur të Madonna Material Girl, e së fundmi në bashkëpunim me Adidas, ku krijoi linjën e saj e njëkohësisht u bë ambasadore e brendit sportiv.
E tashmë u zyrtarizua edhe një tjetër bashkëpunim, ku Rita Ora u bë imazhi më i ri i brendit të njohur të stolive, ku do të jetë pjesë e kampanjës së Thomas Sabo – kompani gjermane që merren me prodhimin e orëve dhe bizhuterive.
Lajmi e bëri të ditur vetë këngëtarja duke postuar në Instagram. /Prive.al