Këngëtarja me famë botërore Rita Ora, pas ceremonisë ku përkrah yjeve të tjerë shqiptarë mori pjesë në koncertin për nder të shenjtërimit të Nënës Terezë ka shprehur përshtypjet e saj.
Përmes një postimi në Instagram, ylli nga Prishtina ka shprehur nderin dhe privilegjin e të qenurit pjesë e këtij momenti historik dhe mes tjerash ka nënvizuar rolin e saj si Ambasadore Nderi e Kosovës, i dhënë si titull nga Presidentja Jahjaga në Londër.
‘Jam e nderuar të kem qenë e ftuar për të përmbushur rolin si Ambasadore e Kosovës për të kënduar në kanonizimin e Nënës Terezë. Këndimi i ‘What Child is This’ për të festuar jetën dhe trashëgiminë e saj do jetë moment të cilin do e kujtoj gjithmonë’ – ka shkruar Rita në postimin e saj. /Prive.al/