Nuk po di t’iu japë fund pushimeve. Ka ditë e ditë që ka barkuar në Jamaica dhe po e shijon maksimalisht diellin e këtij vendi ekzotik të ishujve Karaibe.
Këngëtarja me prejardhje shqiptare e me famë botërore Rita Ora, po shfaqet çdo ditë nëpër imazhe nga Jamaica, duke shfaqur format perfekte dhe jetën prej luksi që po bën atje.
Mediat e huaja po shkruajnë se atje ajo mund të ketë shkuar e shoqëruar nga i dashuri i saj i ri, Tyrone Wood, ndërsa paparazzit e kanë fotografuar të shoqëruar nga miqtë e saj.
Përderisa Tyrone, nuk është shfaqur askund. /Prive.al