Rita Ora ka frikë se do të kalojë atë që kaloi nëna e saj

By

Ndonëse nëna e saj sot gëzon shëndet të mirë dhe ushtron profesionin e saj, para më shumë se një dekade, ajo po luftonte për jetën e saj.

Në vitin 2005 nëna e Rita Orës, Vera Ora, u diagnostikua me kancer gjiri dhe asokohe ajo ishte vetëm 39 vjeçe.

Lufta e saj me kancerin nuk ka qenë aspak e lehtë dhe duket se kjo gjë ka ndikuar shumë edhe tek Rita Ora.

Ajo ka treguar për “The Sun” se që prej asaj kohe jeton me frikë se mund të ketë të njëjtin fat si nëna e saj, edhe pse testi i gjenit ka treguar të kundërtën.

“Thonë shikoni mos keni ndonjë kokërr në gjoks, por nëna ime nuk kishte, ajo kishte thjesht një dhimbje të fortë dhe sërish shkoi e u kontrollua. Unë kam bërë testin BRCA (testin e trashëgueshëm të kancerit të gjirit) dhe testin e gjenit dhe për fat të mirë, nuk e kam gjenin. Por gjithsesi unë sërish kontrollohem rregullisht. Gjenteikisht, ne nuk kemi pasur ndonjë histori me kancer gjiri në familje përpara nënës sime, por ajo sërish u diagnostikua me të. Ka shumë video online që të ndihmojnë dhe që unë i kam përdorur. Duhet të jeni të informuar për trupin tuaj”, ka treguar Rita.

Artikuj të ngjashëm