Është publikuar videoklipi i duetit të Rita Orës dhe Chris Brown.
Ky realizim muzikor i këngëtares me origjinë shqiptare tanimë edhe i vizuelizuar shihet si debutim i fuqishëm në tregun amerikan pas gati tri vitesh nga sukseset e para të mëdha në Britani të Madhe.
Dyshja ka punuar me producentë fitues të Grammy,The Monster and the Strangerz të cilët njihen për suksese me artistë si Pitbull, Selena Gomez e Rihanna.
Për klipin në të cilin shfaqen në skena tejet të nxehta Rita e Chris Brown kanë zgjedhur Colin Tilley, drejtor artistik i videos ‘Anaconda’ të Nicki Minaj. /Prive.al/
http://www.dailymotion.com/video/x324yrx_rita-ora-body-on-me-ft-chris-brown_music#tab_embed