Për të gjithë fansat e “Charlie’s Angels”, traileri doli dhe paska një surprizë

By

Pothuajse të gjithë në fëmijëri e kemi parë filmin e famshëm “Cahrlie’s Angels” dhe e kemi admiruar këtë film aksion ku personazhe kryesore ishin vajzat.

Tani promoja e re e filmit të famshëm është lansuar dhe jo vetëm kaq – por na u dha mundësia të dëgjojmë këngën e re nga Ariana Grande, Miley Cyrus dhe Lana Del Rey.

Kënga e re mund të dëgjohet në trailerin e filmit ku luajnë aktoret Kristen Stewart, Naomi Scott dhe Ella Ballinska të cilat punojnë për misteriozin Charles Townsend, agjencia e të cilit është përhapur ndërkombëtarisht.

Me gratë më të mençura, të guximshme e të trajnuara në botë, ky film po që do jetë një gjë e bukur për tu parë.

Premiera jepet me 15-të Nëntor, sigurohuni që ta shihni…

 

 

Artikuj të ngjashëm