Nuk pritej: Ndahen çifti i njohur shqiptar?

By

Nuk ka shumë kohë prej kur u bë i ditur lajmi i lidhjes së këngëtarit Seldi Qalliu me modelen shqiptare Sindi Cela.

Çifti u treguan shumë të hapur duke dalë nga një intervistë në tjetrën për të rrëfyer lidhjen e tyre të dashurisë e cila nisi në shkurt të këtij viti, pak para mbylljes nga pandemia, në një prej koncerteve ku Seldi performonte.

Dashuri më shikim të parë

Por, diçka duket të ketë ndryshuar.

Prive.al ka pikasur se të gjitha fotografitë e përbashkëta janë “avulluar”  nga Seldi dhe Sindi.

Gjithashtu, në Instagram, ata më nuk e ndjekin njëri-tjetrin.

I kanë dhënë fund beqarisë? Sindi dhe Seldi, në daljen e tyre të parë publike, na i thanë të gjitha! - iconstyle.al

Redaksia jonë ka kontaktuar Sindin për një prononcim por përkundër kohës së pritjes përpara publikimit të lajmit, deri tani nuk kemi marrë përgjigje.

Vetëm rreth dy javë më parë, bukuroshja 22 vjeçare ishte treguar e hapur duke folur për raportin me Seldin andaj nëse ka ndryshuar diçka, bëhet fjalë vetëm për këto ditët e fundit. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm