Rishfaqet Afërdita Dreshaj: Me kë u kap keq këtë herë?!

By

Modelja Afërdita Dreshaj është rikthyer së fundmi me një xhiro në portale përmes disa fotografive të mëposhtme, të shkrepura para shumë vitesh.

af3

U shkruajt se këto janë dëshmia më e mirë e intervenimeve kirurgjike dhe pamjes jo fort të mirë të bukuroshes vite më parë.

E kaq ka mjaftuar që Afërdita, e njohur për ‘shpërthime’ të kohëpaskohëshme ndaj mediave të shfrytëzojë rrjetet sociale për ta thënë versionin e saj.

Me një foto profesionale kur ishte 16 vjeç, Dreshaj ka vënë në pah faktin që ka qenë modele edhe pa ndërhyrje kirurgjikale.

‘Për të qenë e qartë një herë e përgjithmonë, sepse nuk kam ndërmend të merrem më me ju, këto janë fotot e mia kur isha 16 vjeç, pa photoshop, pa asnjë ndërhyrje u përzgjodha si modele nga një agjenci ndërkombëtare… Nëse keni ndonjë gjë tjetër për të thënë pas kësaj, ju mirëkuptoj sepse e di që jeni pa punë. Unë do të qesh me ju!’ – shprehet ish-Miss Universe Kosova.

Ndryshe, Afërdita po vazhdon jetën përtej oqeanit ku shijon romancën e fortë me hokeistin çek, Jakub Kindl. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm