Transformimi i ‘frikshëm’ i Besnikut! (VIDEO)

By

Spektakli ‘Your Face Sounds Familiar’ tash e disa javë po i sjell yjet në një dimension komplet tjetër.

Kemi pasur mundësinë t’i shohim në role që iu shkojnë përshtati por edhe në imitime qesharake siç ishte rasti i Kastro Zizos që për mrekulli u vu nën lëkurën e Azisit bullgar.

Një transformim ekstrem pritet të ndodh sonte nga Besnik Qaka i NRG Band që do të imitojë legjendën Stevie Wonder.

Në pak sekonda të videos së ndarë ku shihet ende në fazat fillestare të grimit, Besniku duket një person krejtësisht ndryshe.

Mbetet të presim pak orë për transformimin e plotë të Besnikut në Stevie Wonder. /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm