Vera për prezantuesen Luana Vjollca ka vite prej kur nuk është pushim.
Megjithatë, nëse kohëve të fundit kjo është shkak i koncerteve pas nisjes së karrierës si këngëtare, dikur, vera e gjente të angazhuar me punë si prezantuese.
Për katër sezone rresht, nga 2012-ta deri në 2015-tën ajo në Top Channel ka drejtuar spektaklin ‘Summer Fest’ i cili përshkonte qytete të ndryshme në trevat shqiptare duke sjellur muzikë, humor e lojëra.
Në sezonin e fundit, në prezantim iu bashkëngjit edhe Marina teksa viti pasues nuk solli koncertin e shndërruar në traditë, por ‘Summer Fest’ duket se do të rikthehet pas katër viteve ndërprerje.
Mësohet se nga Korriku, koncertet do të nisin në qendrat kryesore të Shqipërisë megjithatë jo nën moderimin e Luanës si figura stoike por dy emrave të rinjë të Top-it, Nevina Shtylla dhe Flor Gjini të cilët duket të jenë zgjedhje e zgjuar dhe aspak e rastësishme. E para, vjen nga eksperienca e një formati të ngjajshëm në Klan kur moderonte Maratonën e Këngës Popullore teksa edhe Gjini, është i familjarizuar me koncertet pas moderimit për dy vite rresht të ‘Color Day Festival’.
LAJMI VIJON NËN FOTO
Foto: Nevina Shtylla, prezantuesja e re e ‘Summer Fest’
Foto: Flori Gjini, bashkë-prezantuesi i ri i ‘Summer Fest’.
Sa i përket Luanës, kujtojmë se ditëve të fundit, mediat vunë në pikëpyetje të ardhmen e saj në sezonin e ri televiziv pas thashethemeve se orari i saj dhe ‘Shiko Kush Luan’ do të merret nga Ermal Mamaqi i cili pas mos-vazhdimit të kontratës me Klan, po shqyrton mundësitë e rikthimit në shtëpinë e vjetër – atë të Topit. /Prive.al
Foto: Dy ‘rivalët’ e të Shtunave mbrëma; Luana Vjollca dhe Ermal Mamaqi