Rezarta Shkurta ka vendosur të ndryshojë goxha shumë.
Jemi mësuar që shumë vjet ta shohim si bjondinë por tashmë do ta shohim ndryshe.
Ajo ka postuar një foto në studion e Kacit duke shkruar: ‘Lamtumirë bjondinë’ kështu duke na bërë me dije se po ndryshon ngjyrën e flokëve.
Rezarta ka kohë që po qëndron larg muzikës edhe pse aty këtu sjell ndonjë projekt, pasi që tash e disa vjet ajo po merret me biznesin e saj privat, si fotografe.
Artistja është edhe nënë e vajzës me emrin Hera./Prive.al