Ish i dashuri në kërkim, Baby G reagon pas ngjarjes në Tiranë

By

Këngëtarja Baby G ka reaguar për vrasjen e Mehmet Qemës mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.

E tronditur nga kjo ngjarja e rëndë ajo shkruan se ende nuk mund ta besojë: “Nuk mund ta besoj! U prefsh në paqe! Nuk kam fjalë!”.

Këngëtarja njihej me viktimën nëpërmjet Blerim Hotit, i njohur ndryshe dhe si Lim Hoti, me të cilin kishte patur një lidhje dashurie. Ky i fundit është i shpallur në kërkim nga policia për moskallëzim krimi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Qema është vrarë nga 28-vjeçari Marius Dema, me të cilin kishte qenë edhe i ulur në një lokal në lagjen “5 Maji”. Por nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes se përse 28-vjeçari e ka qëlluar me plumb në gjoks duke i marrë edhe jetën.

Artikuj të ngjashëm