Bow Wow ka folur për një periudhë të vështirë gjatë vitit të kaluar.
Reperi 32 vjeçar u tregua i sinqertë në lidhje me betejën e tij me depresionin, për të cilin ai edhe më parë ka bërë statuse në Twitter.
“Unë isha në depresion. Unë e kalova atë. Doja t’ju tregoja njerëzve që mund të kesh shumë para në botë por nuk mund të shërohesh”, tha artisti.
“Isha keq vitin e kaluar, por jo edhe në karrierë. Isha duke kaluar shumë gjëra personale”.