Dita e sotme ka qenë e veçantë për familjen e reperit DaGhost dhe modeles Saranda Shala.
Familja e çiftit është zgjeruar me ardhjen në jetë të fëmiut të dytë të çiftit.
DaGhost dhe Saranda janë bërë prindër të një vajze të cilën kanë vendosur ta quajnë Aria.
Atisi, i lindur tre vite më parë tashmë ka një motër dhe për këtë zgjerim të familjes, pa dyshim se ai duhet të jetë më i lumturi në këtë mes.
Kujtojmë se Saranda dhe Fatoni pas një lidhje të gjatë, dashurinë e kurorëzuan në vitin 2015. /Prive.al