Reperët beqarë të estradës!

By

Nuk kalon ditë pa u përmendur jeta private e yjeve të skenës muzikore. Fokusi mbetet tek reperët të cilët në klipe shfaqin femra sexy me skena eksplicite.

Por për dallim nga skena, në jetën private shumë reperë janë single me vite dhe nuk e përdorin pjesën private për shtyp.

Një ndër më hermetikët sa i përket kësaj çështjeje është Capital T. Reperi i hitit ‘Pare, pare’ në deklaratën e fundit televizive u shpreh se është single.

I kujdesshëm Trimi është edhe në postimin e fotografive ku gjithmonë shihet vetëm ose me bashkëpuntorë.

Statusin prej një beqari tash e disa vite e mban edhe Mc Kresha. Artisti i P.I.N.T nuk përmendet fare sa i përket raporteve të dashurisë. E vetmja lidhje e tij e bërë publike është ajo me Rozana Radin që ka përfunduar vite më parë.

Single u deklarua edhe Majk. Reperi i Babastars që tashmë po korr sukses si një këngëtar u përfol për një lidhje me një modele, gjë të cilën e demantoi për të mbrojtur sërish statusin e beqarit.

Edhe Noizy është mjaft i kujdesshëm në shtyp sa i përket pjesës personale. I pari i OTR përflitet mjaft shpesh për lidhje por që të gjitha demantohen nga ai.

Muaj më parë në Prive tregoi që është single edhe Genc Prelvukaj. Reperi që po shijon suksesin e ‘Shake it’ me Genta Ismajli deklaroi që akoma nuk ka gjetur një person për të bërë publike ndonjë raport./Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm