Çfarë kanë të përbashkët Skivi dhe Snoop Dogg?

By

Visar Shala, i njohur në skenë si Skivi, është njëri nga anëtarët e labelit Baba Stars i cili vazhdimisht vjen me projekte të reja muzikore.

Kënga e tij me titull “3she” ishte një ndër hitet më të pëlqyera verore.

Atë herë pas here e gjejmë edhe me bashkëpunime të suksesshme siç ishte edhe ai me këngëtaren nga Shqipëria, Samanta Karavella me të cilën u përfol se është në lidhje, por që u mohua nga të dy ata.

Ai së fundmi ka treguar se ka një të përbashkët me reperin e famshëm amerikan, Snoop Dogg nga i cili ka  bërë një repost në profilin e Instagramit ku ka treguar se shenja e tij e horoskopit është Peshorja, dhe se për të kanë rëndësi gjërat e vogla. Kjo shenjë e karakterizon muajin Tetor që tregon se ditëlindja e ish anëtarit të grupit “Skillz” po afron./prive.al/skivii

Artikuj të ngjashëm