Renée feston dy vjetorin: Zbuloni pamjet e para nga festa

By

15 Maji i 2015-tës ndryshoi përgjithmonë jetën e këngëtares Nora Istrefi dhe muzikantit Robert Berisha.

Pas një lidhje shumë të gjatë, dyshja u bekuan me ardhjen në jetë të Renée e cila iu dha atyre për të parën herë epitetin e të qenurit prind.

E normalisht se kjo ditë e veçantë në kalendar nuk kishte si të mos shënohej me një festë.

Pak a shumë sikurse vitin e kaluar, edhe këtë vit, për princeshën Renée është organizuar një festë private në prani të një numri të kufizuar të familjarëve dhe shoqërisë së Robertit dhe Norës.

Ka qenë vetë këngëtarja ajo që ka ndarë me ndjekësit e saj dy fotografi nga ambienti i festës të cilat ua sjellim më poshtë. Për Renée, edhe 100! /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm