Rekord shikimesh nga Ledri në Youtube!

By

Siç edhe pritej, kënga e re nga Ledri Vulaj po rezulton një hit i pakontestueshëm në diskografinë shqiptare.

Përpos shpërndarjes masive nga kolegët e fansat në rrjete sociale, ‘A jena mirë‘ ka korrur sukses tejet të madh në Youtube.

Akoma pa mbushur 24 orë të plota, ky krijim muzikor i është afruar shifrës së gjysmë milionit të shikimeve të verifikuara teksa normalisht, shikimet reale të regjistruara në kanalin zyrtar të Ledrit besohet të jetë edhe më e lartë për faktin se Youtube merr kohë deri në procesimin e shifrës.

Përpos shikimeve, kënga ka marrë edhe shumë pëlqime.

Epiteti i këngës që do na shoqërojë për muaj të tërë duket se më nuk ka dilema që i përket ‘A jena mirë’. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm