Mozzik përmend Loredanën në këngën kushtuar Hanës

By

Sapo shënoi ora 00:00, Mozzik publikoi albumin e tij “Mozzart” në platformat online.

Kureshtja padyshim se ishte te bashkëpunimet, si ai me Kidën pas suksesit të “PP” apo “Sirena” që është duo me Getinjon.

Por, kryefjalë e këtij albumi është kënga “Hana”, një dedikim i ndjerë i Mozzik për vajzën e tij.

E kur bëhet një këngë për të bijën nuk mundet pa u përmend nëna e saj, madje ajo nis me përshkrimin e Mozzik mbi shtatëzaninë e Loredanës, periudhën e kontrollove mjekësore e poashtu edhe dëshirat e tij për të ardhmen e Hanës.

Këtë projekt por edhe të tjerat mund ti dëgjoni online edhe në Spotify e cila tashmë është e disponueshme edhe në Kosovë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm